Banorët e fshatit Majtarë në Njësinë Administrative Maqellarë në Bashkinë Dibër, prej vitesh po përballen me probleme jetike. Fshati, i cili ndodhet mes fshatit Bllatës dhe atij Maqellarë, nuk ka shërbimet më minimale që duhej të kishte. Në këtë fshat mungon uji i pijshëm prej dekadash. Po ashtu edhe uji vaditës nuk shkon për dhjetra hektar tokë bujqësore që ka ky fshat pasi veprat vaditëse kanë dalë jashtë funksionit e nuk janë rivendosur më në efiçencë. Banorët e Majtarës ankohen edhe për varrezat e fshatit, të cilat janë veçuar me ndërtimin e rrugës së Arbrit ndërsa banorëve nuk ju është lënë akses për të kaluar. Ata kërkojnë që këto probleme të zgjidhen pasi janë jetike për to në shekullin që jetojmë.

Një tjetër shqetësim i këtyre banorëve të fshatit Majtarë është edhe ndotja nga mbeturinat që e ka pushtuar fshatin, pasi nga Bashkia Dibër nuk e ofron këtë shërbim atje.