Bulevardi “Elez Isufi” i qytetit të Peshkopisë vijon të jetë i pushtuar nga akulli. Fëmijë, të rinj e të moshuar lëvizin mbi akull duke rrezikuar të rrëzohen e të pësojnë fraktura. Megjithëse situata e tillë është prej afro një jave, ende nuk është marrë asnjë masë nga Bashkia Dibër për eleminimin e këtij rreziku për qytetarët e saj të cilët e përdorin bulevardin për të shëtitur gjatë gjithë ditës. Më shqetësuese situata është për të moshuarit të cilët shprehen se lëvizin me shumë kujdes pasi nëse rrëzohen, mund të pësojnë fraktura të rënda në trup.

Qytetarët i bëjnë apel pushtetit vendor që të ndërhyjë dhe të gjejë një zgjidhje për eleminimin e akullit në këtë bulevard, pasi është i vetmi vend në të cilin mund të shëtisin lirshëm në qytetin e Peshkopisë.

youtube.com/watch?v=fR5gzoXDJzY&ab_channel=MATTELEVIZION