NJOFTIM PER MEDIA I POLICISE DIBER

Specialistët e Qarkullimit Rrugor të DVP Dibër arrestuan në flagrancë shtetasin F. D., 26 vjeç, banues në Burrel, pasi duke drejtuar automjetin tip “Jeep”, ka humbur kontrollin dhe për pasojë automjeti që ai drejtonte është përplasur me një automjet tjetër. Nga përplasja e automjeteve kanë mbetur të lënduar lehtë 4 shtetas (pasagjerë). 

Po nga këto specialistë u referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. K., banues në Burrel, pasi duke drejtuar motomjetin, ka aksidentuar një këmbësore, e cila ndodhet jashtë rrezikut për jetën

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Dibër referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin V. I., banues në Dibër, pasi është konstatuar duke kryer punime për ndërtimin e një objekti, pa u pajisur me lejen përkatëse. 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Bulqizë referuan materialet në Prokurori, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, pasi në Krastë, Bulqizë, është djegur automjeti tip “Benz”, në pronësi të shtetasit D. M., si dhe është djegur pjesërisht automjeti tip “Land Rover” (që ishte i parkuar pranë automjetit tip “Benz”), në pronësi të një  shtetasi tjetër. Vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e kësaj ngjarjeje, identifikimin dhe kapjen e autorëve.   

Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.