Policia e Dibrës ka arrestuar ditën e djeshme një 21-vjeçar për transport të paligjshëm të emigrantëve.
Policia njofton se është arrestuar shtetasi me iniciale S. K., 21-vjeç, banues në Tiranë.
Shtetasi i mësipërm është kapur nga shërbimet e policisë, në dalje të qytetit të Peshkopisë, me mjetin tip ‘Ford’, duke transportuar 3 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt shpërblimit iu kishte premtuar kalimin në pikën e kalimit kufitar të Morinës, me destinacion më pas drejt vendeve të BE-së.
Materialet në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Dibër për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, dhe “Drejtim i automjetit në mënyrë të parregullt”.