Shërbimi Shëndetësor Parësor ka qenë dhe mbetet një ndër shërbimet më të rëndësishme, pasi është hallka e parë nga ku kalojnë apo duhet të kalojnë pacientët për të marrë më pas shërbime të specializuara. Por shumë godina ambulatore vijojnë të jenë jofunksionale edhe pse i kanë kushtuar taksapaguesve shqiptar miliona lekë. E tillë është edhe kjo godinë në fshatin Kllobçisht në Maqellarë të Dibrës. Banorët ankohen se ajo nuk iu shërbeu asnjëherë edhe pse fshati ka afro 1 mijë banorë. Ata shprehen se shërbimet shëndetësore vijojnë t’i marrin nëpër banesa apo gjilpërat t’i bëjnë vetë.
10 vite më parë në të gjithë vendin u ndërtuan me dhjetra apo qindra godina për shërbimin shëndetësor parësor, por pjesa më e madhe e tyre sot janë jashtë funksionit.