Kandidatja e Partisë Demokratike për qarkun Dibër, Dhurata Çupi ka zhvilluar disa takime me banorë si dhe biznese të qytetit të Burrelit.
Sipas Çupit matjanëve u ka ardhur në majë të hundës nga kjo qeverisje dhe shpresojnë për ndryshim pas datës 25 prill.
Statusi ne facebook i kandidates për deputete Dhurata Çupi:
Demokratë a socialistë qofshin, matjanëve u ka ardhur në majë të hundës qeverisja e Edi Ramës. “Këta mendojnë vetëm me mbush xhepat e vet, kurse ne mezi shtyjmë muajin”, më thanë sot me dhjetëra banorë të Matit, të cilët i takova rastësisht në rrugë apo në kafe. Varfëria, papunësia, ikja nga Mati janë problemet kryesore që ngrenë të gjithë. “Ne i kemi shpresat se do të ndryshojë në 25 Prill, përndryshe jemi të mbaruar”- janë fjalët që dëgjon prej kujtdo që takon. Nga një anë, është për të ardhur keq për dëmin e jashtëzakonshëm që pësuam këto 8 vjet, por, nga ana tjetër, më vjen shumë mirë që njerëzit na besojnë ne.