Kandidatja demokrate Dhurata Çupi ka akuzuar qeverinë për afera korruptive për situatën e krijuar nga mos hapja e shkollës së Suçit.

Çupi bëri thirrje për votime masive për Partinë Demokratike si e vetmja alternativë për të rritur cilsinë e arsimit.

Gjithashtu kandidatja demokrate shtoj se me PD në pushtet rroga minimale e mësuesve do të jetë 700 euro

🔺 Braktisja e qeverisë ndaj banorëve të qarkut Dibër dhe aferat korruptive me tërmetin nuk kanë kursyer as fëmijët.

📍Në ish komunën Suç të Klosit, shkolla është mbyllur si e dëmtuar nga tërmeti që prej shtatorit të kaluar. 300 fëmijë dhe mësues janë shpërndarë në fshatra të tjerë, pa u dhënë familjeve asnjë shpjegim çfarë po bëhet me shkollën.

📌 Për shkak të mbylljes së papritur të shkollës shtatorin e kaluar, gati 1 vit pas tërmetit, prindërit e nxënësve dyshojnë për një aferë korruptive në kurriz të fëmijëve të tyre. Janë rreth 300 familje në Suç që kërkojnë me këmbëngulje të kenë shkollën funksionale sa më shpejt.

✅ Ne nuk do t’i lëmë fëmijët në duart e matrapazëve të tërmetit. Me Partinë Demokratike në qeveri, shkolla jo vetëm do të ndërtohet me shpejtësi, por fëmijët do të kenë kushte moderne për të mësuar dhe paga më e ulët për mësuesit do të jetë 700 euro.

💙 Ndryshimi i vërtetë nis me votën tonë! Dilni masivisht në votime për familjet tuaja dhe votoni 9, votoni PD.