Kandidatja për deputete e Partisë Demokratike, Dhurata Çupi, thotë se qarku i Dibrës ku ajo kandidon do të ketë një fytyre tjetër nëse opozita vjen në pushtet pas 25 prillit.

Për Ora News, ajo thotë se Dibra ka vuajtur mungesën e investimeve gjatë qeverisjes socialiste.

Çupi: Kemi një qark të varfër sa i përket investimeve, pa rrugë rurale dhe do të bëjmë çmos që qarku i Dibrës të zhvillohet, të ketë infrastrukturë, ujësjellës. Me fitoren e PD pas 25 prillin, me Lulzim Bashën kryeministër ne do të bëjmë çmos që në qarkun e Dibrës gjithçka që kemi në program ta realizojmë dhe ta bëjmë këtë qark të banueshëm për banorët e saj.

 Zonja Çupi thotë se PD ka një program serioz me të cilën kërkon votën e shqiptarëve, ndryshe nga PS.