Nga Dhurata Çupi

Qeveria e Edi Ramës është një dështim i madh 8 vjeçar, veçanerisht për njerëzit që jetojnë në fshat. Nga 2015-2019, kur nis dhe shpopullimi masiv, sipërfaqja e mbjellë me drithra u zvogëlua me mbi 17%, duke sjellë si pasojë direkte uljen e prodhimit vendas me mbi 27% Qarku i Dibrës është një nga më të prekurit e dështimit të Edi Ramës në 8 vitet e keqqeverisjes së tij. Banorët e zonës sonë janë lënë në baltë, pa asnjë investim domethënës, pa asnjë mbështetje. Projekti i vetëm i Ramës ishte hashashizimi i tokave tona dhe, më pas, braktisja e tyre. Kjo do të marrë fund pas 25 prillit. Banorët e qarkut të Dibrës do të votojnë planin tonë konkret që mbështet rimëkëmbjen e shpejtë të bujqësisë përmes financimit direkt të 100 milionë eurove për fermerët. Kush punon, do të marrë lekë në dorë nga qeveria. Pa zvarritje, pa burokraci! Vetëm me kartë identiteti! Është koha ta nxjerrim fshatin nga prapambetja ku e la qeveria e Edi Ramës!Është koha të votojmë Partinë Demokratike!