Julian Ahmataj do të vazhdojë të jetë trajneri i Tiranës. Këtë e ka konfirmuar vetë nëpërmjet fjalëve të tij për SuperSport, pas një takimi të gjatë me presidentin Halili.
“Në radhë të parë duhet t’i kërkoj falje tifozëve, e gjithë ambientit të ndjeshëm bardheblu që ka ndikuar në gjendjen emocionale time. Përgatitim çdo gjë dhe mendoj se duhej të kisha bërë më të qetësuar deklaratën. Gjërat e këqija ka raste që nuk bëhen për keq por edhe për mirë. Kam vënë vetën në tryezë, kam sakrifikuar veten për këtë arsye, se kam deklaruar që nuk vij që të mbaj një vend pune, por për të bërë diçka ndryshe. Ka vështirësi të mëdha, janë disa gjëra që duhen diskutuar brenda familjes e nuk duhet të dalin për mediat dhe jashtë ambientit. I kam paraqitur dorëheqjen presidentit por më është kërkuar të vazhdoj. Shpresoj që gjërat të ecin mirë se e ndjej përgjegjësinë që ky klub të ketë sukses, duhet të arrijë suksesin por në radhë të parë të bashkëpunojmë”, tha Ahmataj.
“Janë gjëra që duhen zgjidhur brenda shtëpisë, janë gjëra që duhet të diskutoj brenda ekipit, siç duhet. Janë gjëra shumë të rëndësishme për një skuadër futbolli. Futbollistët janë më pak fajtorë në këtë detyrë. Kërkoj falje prapë se këto gjëra nuk duhet të ngacmojnë ambientin.
Këta njerëz rrotull nuk janë të rëndësishëm por kanë influencë të lojtarët në skuadër. Në momentin që skuadra drejtohet në drejtim të jashtëm nuk sjell sukses. Kjo duhet rregulluar jo se jam unë sot, por kundrejt çdo trajneri”, deklaroi trajneri i bardhebluve. /vipsport.al/