Njoftojmë të gjithë drejtuesit e mjeteve të tonazhit të lartë se për
shkak të punimeve që po bëhen në qytetin e Burrelit për
riveshjen e rrugëve me asfaltobeton, Bashkia Mat kërkon
mirëkuptimin e të gjithë drejtuesve të mjeteve që përdorin
makinat e tonazhit të lartë mbi 3.5 ton, që të ndjekin rrugën nga
Ish Agjensia e Vjetër – Kthesa e Sanës – Ura e Matit dhe anasjell-
-tas nga Kthesa e Sanës – Ish Agjensia e Vjetër e në vijim të
rrugës Burrel – Skuraj, për lehtësimin e trafikut. Bashkia ka
vendosur në dispozicion të mbarëvajtjes së qarkullimit rrugor
edhe Policinë Bashkiake.
Ju faleminderit për bashkëpunim!
BASHKIA MAT