Një aksident i rëndë rrugor u shënua mëngjesin e kësaj të hëne në fshatin Cerujë të Bashkisë Klos. Një automjet ra në humnerë e për pasojë humbi jetën shoferi. Ngjarja ndodhi në një rrugë rurale të malit të Cerujës. Këto janë pamjet e makinës që ka përfunduar rreth 500 poshtë rrugës.
Siç shihet mjeti është shkatërruar i gjithi ndërsa nuk mundi të mbijetojë drejtuesi 71-vjeçar Petrit Meça i cili ndërroi jetë në vend pas mori plagë të shumta në trup.
Nxjerrja e trupit të pajetë të 71 vjeçarit ka qenë e vështirë për shkak të terrenit të thepisur. Është dashur transportimi me krah i shumë banorëve që ishin mbledhur aty.
Grupi hetimor mbërriti në vendin e ngjarjes ndërsa paraprakisht dyshohet se shkak i këtij aksidenti të rëndë është bërë humbja e kontrollit por dhe fushëpamja e kufizuar nga mjegulla e dendur që kishte përfshirë zonën.