Deputetja e PD në Dibër, Dhurata Çupi, tha gjatë një interviste televizive për News24, se prioritetet e reformës territoriale miratuar nga socialistët në vitin 2014-të, kanë dështuar.

Sipas Çupit decentralizimi fiskal ka deshtuar, ashtu sikundër edhe kostot buxhetore për bashkitë në një vit shkojnë në 120 milionë euro. D

eputetja e PD thotë se reforma territorial e miratuar vetëm me votën e socialistëve, është bërë vetëm për llogari elektorale të PS, pasi sipas saj, nëse para vitit 2014-të në institucionet lokale kishte të punësuar rreth 19 mijë persona, në vitin 2021, janë 34 mijë, pa përfshirë ata persona me kontratë afatshkurtër, bërë përpara zgjedhjeve të 25 prillit.

Çupi jep edhe shembuj të tjerë, ku sipas saj vërtetohet se ndarja territoriale është bërë vetëm për t’I shërbyer socialistëve. Ajo thotë se me numër të njëjtë banorësh, qarku Gjirokastër ka 7 bashki, ndërsa qarku Kukës ka vetëm 3. Kjo, thotë Çupi, është bërë me qëllimin, se në Gjirokastër kemi një elektorat që voton majtas, dhe në Kukës, një elektorat që voton djathtas.