Deputeti i Kuvendi të Shqipërisë, Adriatik Alimadhi dhe bashkëshortja e tij kanë rezultuar pozitiv me koronavirus. Lajmin e ka konfirmuar vetë deputeti me anë të një reagimi zyrtar lidhur me gjendjen e tij.
Deputeti tha se kishte shkuar që të vizitohej më datë 24, ditë kur nuk i kishte duruar dot më simptomat e pandemisë. Mirëpo disa ditë më parë, deputeti ka qënë një nga rebelët që shkelte urdhërat e kryeministrit Edi Rama duke dalë nga shtëpia edhe gjatë orarit të ndaluar. Në videon e mëposhtme, e regjistruar më datë 19 mars rreth orës 10:00-11:00 të paraditës, deputeti është ndaluar nga efektivët e Policisë, të cilët i kërkuan që të shkonte në shtëpi pasi orari kishte mbaruar.
“Po shkoj, po futem në shtëpi,”-iu përgjigj efektivëve- Alimadhi, ndërkohë që afati kur mund të lëvizte kishte mbaruar. Me siguri kjo ka qënë një prej xhirove fatale, që ka sjellë edhe infektimin e kreut të “Ballit Kombëtar”.