Partia Demokratike ka vendosur të hapë letrat dhe të mos kurseje asnjë emër që është përfshire në shitblerjen e votave sipas saj. Selia blu bëri publike sot kallëzimin e depozituar në SPAK 10 ditë para zgjedhjeve për zonën e Pukës.
“Benet Beci, kandidat i Partisë Socialiste në qarkun e Shkodrës, Tom Doshi, kryetar i Partisë Socialdemokrate dhe kandidat në këtë qark, Mark Frroku, ish deputet aleat i Ramës, me rekorde kriminale, Gjon Gjonaj, Kryetar i Bashkisë Pukë dhe disa nëpunës të tjerë dhe persona privatë kanë vepruar si bashku si një grup i struktuar kriminal për blerjen e votës me 100 euro për person në zonën e Pukës”, tha Enkelejd Abileaj.
Enkelejd Alibeaj zbërtheu para mediave skemën sesi drejtori i KESH ne Shkodër, ish deputeti Mark Frroku dhe kreu i PSD-së Doshi operonin në terren.
“Ne kemi vënë në dijeni SPAK se në krye të skemës kriminale qendron Benet Beci, i cili ka angazhuar në zonën e Pukës Mark Frrokun dhe gjithë lidhjet e tij kriminale, të përdorura që nga zgjedhjet e vitit 2013. Në Fierzë skema kriminale e blerjes së votave është drejtuar nga Benet Beci, në cilësinë e Drejtorit të KESH-it dhe nga Vasil Musliu, Drejtor i Hidrocentralit në Fierzë. Në Fushë Arrëz, skema kriminale e blerjes së votave dhe e shpërndarjes së parave organizohet nga vetë Tom Doshi”, tha Alibeaj.
Partia Demokratike ka depozituar në prokuorinë e Posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar SPAK 180 kallzime para zgjedhjeve , të cilave pritet tu bashkëngjisë edhe një dosje të re te krimeve elektorale të ndodhura gjatë dhe pas zgjedhjeve te 25 Prillit.
https://www.facebook.com/plugins/video.php?height=314&href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fpartiademokratike%2Fvideos%2F4116175105110570%2F&show_text=false&width=560