Prindërit e fëmijëve që mësojnë në shkollën e ciklit të ulët në fshatin Bllatë e Poshtme në Njësinë Administrative Maqellarë të Dibrës, kanë denoncuar mungesën e kushteve në këtë institucion arsimor. Ata thonë se në shkollë mungojnë kushtet më bazike siç janë uji, energjia elektrike, por edhe sistemi i ngrohjes. Prindërit shprehen se ju japin dru zjarri me vete fëmijëve kur i përcjellin në mëngjes për në shkollë. Ndërkohë, një tjetër problem është edhe dëmtimi i çatisë së kësaj godine arsimore dhe uji përfundon në klasa. Mungesa e uji në nyjet sanitare, i detyron fëmijët që të kryejnë nevojat personale në natyrë të hapur.
Ndërkohë stafi pedagogji në këtë shkollë refuzoi të flasë mbi pretendimin e banorëve, megjithëse pranojnë që mungon uji i pishjëm dhe energjia elektrike.