Miniera është burimi kryesor i punësimit në Bulqizë. por ky sektor ka problematikat e tij të cilat e shoqërojnë prej vitesh. Ish minatorët flasin lirshëm pasi dalin nga puna duke treguar gjithçka çfarë ndodh në thellësi të nëntokës. Duke qenë se Albchrome ka minierën më të madhe në Bulqizë, edhe problemet janë të shumta. Ish minatori Murat Dervishi thotë se drejtuesit punësojnë familjarë të tyre, ndërsa nuk pyesin për familjet të afërmit e të cilëve kanë dhënë jetën në këtë minierë.