Megjithëse është një segment rrugor i lënë thuajse në hije për shkak të hapjes së rrugës së Arbrit rruga nacionale nga Ura e fshatit Fshat deri në Qafën e Buallit ka mbetur totalisht në harresë.
Edhe pse në këtë segment rrugor u riinvestua pak kohë më parë në fshatin Kloskatund, gjendja është kjo që shihni. Asfalti i ri është deformuar në disa pika, kjo për shkak edhe të cilësisë së dobët të punimeve, sipas ekspertëve të rrugëve.
Një tjetër problematikë mbetet edhe kalimi i mjeteve të tonazhit të rëndë. Asfalti është dëmtuar në ato zona të cilat ishin problematike ku dhe është ndërhyrë në nënshtresat e rrugës.
Ndonëse në këtë segment rrugor aktualisht kalojnë më shumë mjetet e tonazhit të rëndë, ai përdoret edhe nga banorët e fshatrave Kloskatund e Shëngjun të Bashkisë së Klosit.
Po ashtu, shumë drejtues mjetesh zgjedhin këtë rrugë për të qarkulluar drejt Bulqizës apo Peshkopisë. Ndonëse fluksi më i madh i mjeteve është kthyer nëpërmjet rrugës së Arbrit që kalon nga fshati Plan i Bardhë, ky aks është ende në inventarin e Autoritetit Rrugor Shqiptar dhe në mirëmbajtje nga firma e kontraktuar prej këtij institucioni.