Rruga e fshatit Fshat në Bashkinë e Klosit është dëmtuar keq si pasojë e kalimit të mjeteve të tonazhit të rëndë. Rruga e këtij fshati e asfaltuar vite më parë ka nisur të dëmtohet me fillimin e punimeve të rrugës së Arbrit për shkak të kalimit të mjeteve me tonazh shumë të rëndë. Në këtë mënyrë ajo po degradohet çdo ditë e më shumë pasi asfalti është i prishur në shumë segmente.

Banorët e fshatit Fshat thanë se jo vetëm kanë kaluar mjete të mëdha transporti, por edhe mjete pune me zixhirë duke bërë dëmtimin e rrugës në këtë mënyrë. Banorët kërkojnë që të ndërhyhet në rrugë për ta kthyer atë në lehtësisht të qarkullueshme pasi me nisjen e ngricave kalimi në të bëhet i pamundur.

Ende nuk dihet por rruga e fshatit Fshat mund të kthehet pas ndërtimit të rrugës së arbrit si rrugë hyrëse në të, nëse do të pranojnë banorët e këtij fshati.