Nxënësit e aneksit të shkollës Kloskatund në Bashkinë e Klosit vijojnë të jenë të paigurtë në ambjentet e jashtme të tyre. Problem për fëmijët që e frekuentojnë këtë aneks është rrethimi i ambjenteve të jashtme.
Stafi i këtij aneksi jashtë kameras tha se rrethimi është vendosur nga ana e bashkisë por është dëmtuar nga persona të jashtëm. Një pjesë e rrjetës rrethuese mungon, ndërsa pjesa tjetër është e shembur. Po ashtu, mungon edhe porta e hekurit. Vetë fëmijët kërkojnë që të rikthehet rrethimi pasi nuk ndjehen të sigurtë në ambjente për shkak se ndodhet edhe ngjitur me rrugën nacionale:
Nxënësit apelojnë që të ndërhyhet edhe një herë e të rikthehet rrethimi për të rritur sigurinë ndaj tyre.