Prej më shumë se 8 muajsh është dëmtuar një pjesë e rrugës lidhëse që lidh bashkitë Mat e Klos me rrugën e Arbrit, në vendin e quajtuar “Ura e fshatit Fshat”. Ajo u dëmtua nga reshjet e dendura të shiut të asaj periudhe, por që prej atëhere nuk po gjen riparim. Mbi të është hedhur një shtresë zhavorri, por kjo vetëm sa ka dëmtuar mjetet që qarkullojnë mbi të. Së fundmi, një emigrant, në mungesë të tabelës sinjalizuese se rruga është e dëmtuar, pësoi avari të shumta të automjetit të tij, duke përfunduar në gropë. Për emigrantët dhe drejtuesit e mjeteve që nuk e njohin mirë terrenin, ky segment i vogël rrugor i dëmtuar, mund të jetë fatal për sigurinë e tyre.
Specialistët thonë se për firmën ndërtuese të rrugës së Arbrit mjafton vetëm një kamion asfalt për ta bërë këtë segment të kalueshëm normalisht sipas standarteve. Është në detyrimin po dhe prestigjin e kësaj Firme që të marra masa sa më parë për riparimin e segmentit të dëmtuar të rrugës lidhëse që lidh bashkitë Mat e Klos me rrugën e Arbrit, në vendin e quajtuar “Ura e fshatit Fshat”.