Banorët e lagjes së vjetër në qytetin e Bulqizës vijojnë të përballen me ndotje të ujit të pijshëm. Shkak për këtë mësohet se është bërë dëmtimi i tubacionit kryesor të këtij ujësjellësi që merret në zonën D të malit mbi qytetin e minatorëve. Pamja e tubacionit të dëmtuar është sa e turpshme aq edhe e rrezikshme. Në vend të një ndërhyrjeje të mirëfilltë, ndalimi i rrjedhjes së ujit dhe pengimi i hyrjes së elementëve të dëmshëm është bërë me lecka. Kjo jo vetëm që nuk e bën të sigurtë ujin e pijshëm por përkundrazi e bën të rrezikshëm si rezultat i kontaminimit të shumë përbërësve që dalin nga lëndët plasëse në miniera e deri tek papastërtitë në ambjent të hapur. Banorët kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme.

Kjo nuk është hera e parë që banorët e lagjes së vjetër të Bulqizës përballen me një problematikë të tillë, pasi ka patur raste kur shumë qytetar kanë përfunduar në spital për shkak të helmimit nga uji.