Dëmtohen kavot e urës së Domit, ndalohet kalimi i automjeteve

Share

Teksa banorët e fshatrave Dom e Zall Rripë në Njësinë Administrative Gurrë në Bashkinë e Klosit presin të përfundojë ndërtimi i urës së re, ura ekzistuese ka dalë jashtë funksionit për automjetet. Shkak për këtë mësohet se është bërë dëmtimi në ekstrem i kavove mbështetëse të urës. Mësohet se ka qenë një nga inxhinierët e firmës që po zbaton projektin për ndërtimin e urës së re që ka dhënë alarmin për rrezikun e urës tip pasarel. Nisur nga kjo, prej dy ditësh është bërë bllokimi i kalimit të automjeteve mbi këtë urë pasi përbën rrezik të madh. Banorët e këtyre dy fshatrave do të duhet të kalojnë vetëm në këmbë mbi urë, pasi kavot nuk kanë asnjë siguri për mbajtjen e automjeteve. Banorët thonë se kanë kërkuar që kavoja që është këputur të zëvendësohet dhe ura të funksionojë edhe për mjetet deri në ndërtimin e urës së re.

  Prej vitesh kjo urë ka qenë një rrezik potencial për të gjithë ata që kalonin me automjete mbi të, ndërsa zgjidhja e vetme ishte ndërtimi i një ure të re e cila ka nisur prej pak muajsh.

Read more

Local News