Çështja e ankesave të dëmeve nga tërmeti të adresuara ndaj Bashkisë Mat, nuk është mbyllur. Disa banorë në njësi të ndryshme administrative pretendojnë që nuk janë vlerësuar nga grupet e ekspertëve të ngritur në gusht të vitit të kaluar.
Për këtë arsye, vazhdimisht kanë kërkuar rivlerësim të dëmeve. Prefekti i Qarkut Dibër, Nexhbedin Shehu tha se ekspertët kanë dalë në terren dhe po punojnë për verifikimin e këtyre pretendimeve.
Tërmeti i 11 Gushtit të vitit të kaluar shkaktoi dëme të konsiderueshme në banesa në Bashkinë e Matit. 109 familje të dëmtuara, përfituan dëmshpërblim nga qeveria.