Breshëri i rënë një javë më parë në zonën e Klosit ka shkaktuar dëme në bujqësi. Fermerët thonë se veç pemtarisë dëme ka patur edhe në të mbjellat me misër. Fermeri Sali Hasa thotë se dëmi që shkaktoi breshëri ka qenë shumë i madh, pasi sasia e rënë ka qenë e madhe.

Sipas tij breshëri i rënë ka dëmtuar jo vetëm bimën e misrit por edhe frutin. Hasa shton nga ana tjetër se një dëm kolosal i është shkaktuar edhe rrushit.

Dëme nga rënia e breshërit gjatë javës së klauar janë shënuar edhe në disa fshatra të Bashkisë Mat, përfshirë këtu edhe periferinë e qytetit të Burrelit.