Dalin pamjet nga shkolla 9-vjeçare në Babrru, ku roja 65-vjeçar Abaz Doku këndonte para nxënësve. Video është publikuar nga JOQ dhe në to shfaqet pedofili 65-vjeçar duke kënduar këngë para nxënësve. Me mikrofon në dorë 65-vjeçari këndon tekstin e këngës së Dhurata Dorës me titill “Zemër”, ndërkohë edhe kërcen.
Pak ditë më parë u bë publike përdhunimi i një 15-vjeçares nga pedofili 65-vjeçar. 65-vjeçari Abaz Doku, roje shkolle, përdhunoi në një shtëpi, në zonën e Babrrusë, një 15-vjeçare. Ai e filmoi gjithë skenën dhe me anë të pamjeve e kërcënonte vajzën që nëse nuk kryente sërish marrëdhënie me të, do t’i publikonte ato. Kjo ngjarje e rëndë vijoji për 3 vite me radhë. Gjykata ka lënë në qeli 65-vjeçarin, i cili shfaq i penduar në sallën e gjyqit.