Është zbardhur projekt rezoluta e Kuvendit, ku konsiderohet si i paligjshëm dekreti i presidentit Meta për shtyrjen e zgjedhjeve lokale të 30 Qershorit, por ne asnjë rresht nuk thuhet se PS do të kërkojë nga Kuvendi shkarkimin e Metës.
Duket se Mazhoranca ka ndryshuar qëndrim në lidhje me rezolutën që do të paraqiste në parlament për shkarkimin e presidentit Ilir Meta.
Në këtë draft, kërkohet vetëm reflektim nga ana e presidentit për të mos ndërmarrë asnjë akt tjetër që bie ndesh me kushtetutën, si dhe i kërkohet KQZ dhe organeve të tjera të vijojnë punën me përgatitjen e zgjedhjeve lokale.
‘Kuvendi i Shqipërisë i bën thirrje Presidentit të Republikës të reflektojë duke kthyer institucionin e Presidentit në kufijtë e kompetencave të njohura nga Kushtetuta dhe të mos ndërrmarrë asnjë veprim tjetër në shkelje flagrante të Kushtetutës.”
- thuhet në projekt-rezolutë.
Nuk dihet si ka ndryshuar ky qëndrim i partisë Socialiste, e cila deri pak orë më parë, ishte investuar fuqimisht në shkarkimin e presidentit.
Nderkohe, nga ana tjeter, mazhoranca i qendron vendimit te saj per te vijuar normalisht me procesin zgjedhor ne daten e caktuar, me 30 qershor. Ne draft theksohet se Kuvendi mbeshtet qendrimin e nje dite me pare te Komisionit Qendror te Zgjedhjeve.
“Kuvendi i Shqipërisë mbështet qëndrimin e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve për vijimin e procesit zgjedhor dhe inkurajon këtë organ të vijojë të mbrojë pacënueshmërinë si dhe të garantojë vazhdimësinë e procesit zgjedhor për zgjedhjet vendore të datës 30 Qershor 2019 nisur si rrjedhojë e zbatimit të Dekretit të Presidentit nr. 10928, datë 05.11.2018 “Për caktimin e datës së zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore”, duke e njohur këtë të fundit si të vetmin akt të ligjshëm të nxjerrë nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë në kuadër të zgjedhjeve vendore 2019.”
Gjithashtu ne draft theksohet se Kuvendi i bën thirrje të gjitha organeve publike që ngarkohen nga ligji me detyra në kuadër të mbarëvajtjes dhe organizimit të zgjedhjeve vendore të 30 Qershorit 2019, duke e njohur kete date si te vetmen date te ligjshme të vendosur nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë.