Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë një deklaratë të fortë në një intervistë që dha mbrëmjen e së enjtes në Syri Tv.
8 vite pasi dha dorëheqjen nga kreu i Partisë Demokratike dhe kur deklaroi se nuk do të merrte më detyra drejtuese ai ka bërë një kthesë 180 gradë për shkak të vendimit të Sekretarit Amerikan të Shtetit që e shpalli atë “non grata”.

“Kurrë mos thuaj kurrë! Never say never. E kam përdorur me Ramiz Alinë këtë shprehje dhe e përdor prapë. Unë po ecja në një drejtim, por kam ndërruar rrugë dhe po i heq të gjitha pengesat e mia” – tha Berisha.


I pyetur se me këtë deklaratë nuk e përjashtonte as rikthimin në krye të PD-së, Berisha u përgjigj prerë: “Nuk përjashtoj asnjë të drejtë time kushtetuese më”.

Kjo deklaratë e Berishës pritet të trazojë ujërat në selinë e Partisë Demokratike, por jo vetëm. Për më tepër ajo vjen vetëm 3 ditë nga mbajtja e zgjedhjeve për kryetarin e kësaj force politike ku garon për një mandat të dytë Lulzim Basha dhe përballë tij janë Fatbardh Kadilli, Agron Shehaj dhe Edith Harxhi.