Nisja e reshjeve të shirave ka bërë që aksi rrugor Qaf Bualli – Krastë të degradojë në një gjendje të mjerueshme. Në të gjithë gjatësinë e kësaj rruge janë thelluar gropat, duke e bërë qarkullimin e automjeteve gati të pamundur. Mbushja me zhavor r këtij aksi nuk e ka zgjidhur problemin, pasi gropat janë rishfaqur dhe janë bërë të mëdha. Drejtuesit e mjeteve dhe banorët thonë se tashmë vështirësohet akoma më shumë qarkullimi në këtë aks rrugor. Kjo për faktin se në stinën e dimrit reshjet e shirave dhe të borës janë të shumta. një tjetër problem sipas banorëve është edhe rënia e gurëve e cila është e befasishme dhe e rrezikshme. Kërkesa e banorëve të Njësisë Administrative Martanesh, mbetet e njëjta që i gjithë aksi prej 18 kilometrash të asfaltohet, ndryshe situata do të vijojë e njëjtë dhe paratë për mirëmbajtje do të shkojnë dëm.
Hapja e kanaleve kulluese anësore nga ana e firmës mirëmbajtëse nuk ka ndihmuar në përmirësimin e infrastrukturës, pasi karrexhata vijon të të jetë plot gropa.