Rruga nacionale Klos – Bulqizë është kthyer në një gangrenë për drejtuesit e mjeteve. Segmenti më problematik mbetet ai në fshatin Kloskatund, ku çedimi i rrugës prej disa vitesh nuk po merr zgjidhje. Nisja e shirave e ka degraduar më tej gjendjen e këtij segmenti duke vështirësuar akoma më shumë qarkullimin e automjeteve. Drejtuesit e mjeteve që përdorin këtë aks rrugor shprehen se asnjëherë nuk është investuar seriozisht në këtë aks, duke e lënë gjendjen e tij në mëshirë të fatit. Ata thonë gjithashtu se asnjë nga qeveritë e pas viteve 90-të nuk ka investuar seriozisht në këtë rrugë, por vetëm kanë bërë riparime të pjesshme duke mos e zgjidhur asnjëherë situatën siç duhet.
Çedimi i rrugës në këtë segment më problem është për mjetet e vogla të cilat në shumë raste dëmtohen si pasojë e kontaktit me asfaltin apo gungat e krijuara.