Dëmtimi i shpeshtë i urës së fshatit Dars në vendin e quajtur Ish pazari i vjetër, ka bërë që jo vetëm banorët të jenë të shqetësuar, por edhe vetë bashkia e Klosit. Kjo e fundit ka reaguar nëpërmjet Drejtorit të Drejtorisë së Shërbimeve, Jetmir Dedolli.
Ai tha se bashkia ka bërë disa herë ndërhyrje, por mjete që transportojnë inerte e dëmtojnë. Ai shtoi se do të vendoset tabela e kufizimit të peshës që duhet të kalojë mbi këtë urë e më pas, duhet të jetë policia e shtetit që duhet të gjejë dëmtuesit e shtresës prej dërrase. Dedolli iu bëri thirrje atyre personave që futen në këtë urë me tonazh mbi kapacitetin e saj, të kalojnë nga lumi dhe të mos dëmtojnë dërrasat, ndryshe do të kenë penalitete.
Kjo urë shërben për banorët e Dars, Fshati Fshat e disa fshatrave të Njësisë Administrative Xibër, që i lidh ato me qytetin e Klosit.