Banorët e Njësisë Administrative Rukaj në Bashkinë e Matit shprehën kërkesat e tyre në lidhje me problematikat që i shqetësojnë gjatë dëgjesës publike të zhvilluar me drejtues të Bashkisë Mat në kuadër të hartimit të projekt-buxhetit dhe paketës fiskale të vitit të ardhshëm. Banorët ngritën shqetësimin e infrastrukturës rrugore të rrugës nga fshati Urakë deri qendër të fshatit Bruç. Ndërkohë në fjalën e tij, Kryetari i Bashkisë Mat, Agron Malaj tha se kjo rrugë por edhe ajo e fshatit Rukaj janë në fazën e parë të projektit për asfaltimin e 18 rrugëve në të gjithë bashkinë. Malaj shtoi se prioritet vitin e ardhshëm do t’i jepet edhe sistemit vaditës, pasi projekti i ujit të pijshëm është përmbyllur tashmë.
Nga ana tjetër kryebashkiaku Malaj u shpreh se investimet në Njësinë Administrative Rukaj do të jenë strategjike për të ndihmuar në zhvillimin e qëndrueshëm të turizmit në këtë zonë.