Deformimi i rrugës nacionale Burrel - Klos bëhet burim aksidenti në Bërshi
Tetë vite më parë rruga nacionale Burrel – Klos u rikonstruktua e gjitha dhe riktheu lëvizjen normale të automjeteve në këtë aks rrugor. Prej 8 vitesh, problemet në këtë aks kanë qenë të pakta e kryesisht në zinjalistikë apo barrierat anësore. Por tashmë po lindin probleme të tjera siç janë deformimet që aksi ka pësuar në disa pjesë për shkaqe të ndryshme. Në fshatin Bërshi, rruga ka pësuar ulje në anën e poshtme në kahun e lëvizjes Burrel – Klos. Ky deformim është bërë shpeshherë burim aksidentesh autombolistike pasi ata që e dinë si problematikë e shmangin duke dalë në anën e kundërt të lëvizjes, ndërsa ata që nuk e dijnë kalojnë mbi të dhe humbin kontrollin e drejtimit të automjetit. Jashtë kameras, banorë të zonës dhe të subjekteve që operojnë aty pranë, tregojnë se ka patur disa episode ku ky deformim rruge është bërë shkak për aksidente, që fatmirësisht nuk kanë qenë me humbje jete njerëzore. Ata kërkojnë ndërhyrjen e kompanisë mirëmbajtëse sa më parë për ta eleminuar si problem sa ende nuk është zmadhuar dhe nuk ka shkaktuar ndonjë tragjedi njerëzore.