Ngjarja e ndodhur disa ditë më parë ku makina e Ish kandidatit të pavarur Elton debresh shpertheu pas shpërthimit me tritol ka sjellë shumë reagime.

Deputeti i zjgedhur Xhelal Mziu nuk ka pritur përfundimin e hetimeve por ka akuzar Debreshin per inskenim.

Sipas Mziut ish kandidati gjithashtu ka që një vegël e të majtës në zjgdhjet e kaluara për të marrë sa më shumë vota të djathta.

Postimi i Mziut ne facebook

Na q… nanën mor burrë, m’ke çu në burg”….Nga përgjimet telefonike, sulmi me tritol në “Benz”-in e kandidatit “të pavarur” për deputet Elton Debreshi, rezulton i inskenuar!Nga përgjimet ambientale në burg, Alfredi i ankohet Eltonit se mbeti në burg, duke fajësuar atë për ngjarjen.”I pavaruri” Elton Debreshi ankohej për sulm politik për të përfituar azil politik në perëndim, por pavarësisht se kishte një prapavij të fuqishme nga e majta për të marrë votat e së djathtës, dështoi dhe në tentativen për azil politik!Arlind Qorri & rilindja, mbështetësit kryesor të tij nuk arritën as të marrin vota në qarkun Dibër, as ti sigurojnë strehim politik në vendet e BE, por i siguruan heqjen e lirisë.Alfred Debreshi, person i implikuar drejtpërdrejt për lëndën shpërthyese mbi automjet i drejtohet vëllait të tij, Eltonit, me fjalët: “Më fute në burg, me q… nanën”, “e din se m’ke çu në burg o plak”, “na q… nanën mor burrë”.