Kjo është rruga e një pjese të fshatit Dars në Bashkinë e Klosit. Për shkak të këtij përroi rruga bëhet gati e pakalueshme gjatë stinës së dimrit si pasojë e prurjeve të mëdha. Ndërkohë, prej 10 vitesh banorët apelojnë që këtu të vendosen tombino apo të ndërtohet një urë për shkak të problematikave gjatë ditëve me shi. Por deri tani problemi i tyre nuk është zgjidhur. Këto dy tombino që shihni në pamje janë sjellë për tu vendosur më shumë se një vit më parë. Banorët thonë se deri tani pushteti vendor prej më shumë se 10 vitesh nuk e ka zgjidhur problemin e tyre, ndërsa shtojnë se Bashkia nuk është kujtuar për t’i vendosur në vendin e duhur. Banorët i bëjnë apel Bashkisë së Klosit që të bëjë të mundur vendosjen e këtyre tombinove dhe të zgjidh një problem të kahershëm për to.

  Rruga në fjalë shërben për një pjesë të madhe të fshatit Dars dhe ka një përdorim të madh, pasi në të kalojnë automjete, por edhe fëmijët e shkollave të qytetit të Klosit.