Banorët e fshatit Dars në Bashkinë e Klosit kërkojnë me ngulm që tju rindërtohet ura e cila i pengon ata të lëvizin lirshëm drejt qytetit. Ura në fjalë e cila lidh lagjen Mjeshtri e disa të tjera, është shembur prej tre vitesh, por deri tani nuk është rindërtuar. Gjatë stinës së dimrit abnorët e kanë të pamundur të kalojnë këtu për shkak të prurjeve të mëdha të përroit. Vetë banorët thonë se fëmijët nuk mund të shkojnë në shkollë nga rreziku i ujit. Ata i kërkojnë Bashkisë Klos rindërtimin e urës dhe të mos izolohen më gjatë stinës së dimrit, siç ka ndodhur deri tani.
Ura në fjalë përdoret nga qindra banorë dhe ndodhet vetëm pak kilometra nga qyteti i Klosit.