Shqiptaret jane populli me dembele i Europes pasi nuk kryejn asnje aktivitet fizik . Sipas shifrave të Eurostat dhe të INSTAT, të përpunuara nga Monitor, rezulton se 82 % e grave dhe 76 % e burrave nuk bëjnë asnjë aktivitet fizik gjatë një jave normale, sipas INSTAT. Mesatarisht rreth 80 % e popullsisë në vend është inaktive.
Mes qyteteve kryeson Durresi perkatesisht 94.6% e meshkujve durresak nuk praktikojnë asnjë ushtrim gjatë javës. Ndersa me aktivet jane tiranasit (61.9%), madje rreth 18% e tyre ushtrohen 5-7 herë në javë.
Për të vlerësuar nivelin e ushtrimeve aerobike gjatë një jave të zakonshme, të anketuarit shqiptarë u pyetën: Në një javë normale, a bëni aktivitete të tilla si ecja, biçikleta, joga, ose gjëra të tjera që shtojnë ritmin e frymëmarrjes dhe rrahjeve të zemrës? Në total, vetëm 12% e femrave nga 15-49 vjeçe raportuan se bënin një formë ushtrimesh aerobike 5-7 herë në javë. Mosha e femrave te cilat kujdesen per mireqenien e shendetit dhe me te fiksuara pas tij jane nga mosha 15-19-vjeçaret. Teksa per meshkijt ndryshon puna me aktivet ne sporte dhe aktivitete sportive jane nga 40 -44 vjec.
Sipas raportit të ISHP-së, kryerja e rregullt e ushtrimeve jep efekte të dobishme për zemrën, si dhe për tërë trupin. Në mënyrë të ngjashme, literatura sugjeron se veprimtaria ushtrimore dhe fizike ka efekte të dobishme për shëndetin mendor. Rrjedhimisht aktiviteti fizik ndikon pozitivisht dhe në produktivitetin dhe rendimentin në punë.