Kete te hene rreth 36 mije maturante ne te gjithe shqiperine kane zhvilluar provimin e fundit te lëndëve me zgjedhje. Me tej mbetet vetëm të presin përgjigjet e testeve si edhe përgjigjen finale për degën që kanë fituar. Rezultatet duhet të dalin 15 ditë pas përfundimit të çdo provimi.
Nderkohe, pergjigjet e 3 provimeve te fundit jane publikuar por rezultatet jane teper zhgenjyese. Teksa ekselentet po zhduken ne sistemin parauniversitar, nxenesit te cilet nuk kalojne, jane me mijera.
Qendra e Shërbimeve Arsimore ka nxjerre nje tablo te rezultateve te Matures shteterore te vitit 2019, ne te cilen tregohet se nje perqindje e konsiderueshme e maturanteve nuk kalojne provimet. Numewrohen rreth 2.274 nnxenes qe nuk kane kaluar vetem ne lenden e matematikes ndersa te vlersuar me noten 10 kane rezultuar vetem 0.6 % e nxenesve ose e perkthyer ne shifer 220 maturante.
Procesi eshte vene ne pikepyetje nga opozita per shkak te tezave te provimit qe kane dale para kohe, duke u shoqeruar keshtu me debate te shumta se teza ishte shitur. Ndersa Ministrja e Arsimit Besa Shahini ka hedhur poshte akuzat dhe sipas saj ne provim ishte e pamundur te kopjohej.