Krasitja e hardhisë në vendin tonë ka qenë historikisht një punë “burrash”, kjo edhe me argumentin se ishin ata të cilët e zotëronin më mirë këtë zanat. Por nuk është kështu për Daje Hidrin nga lagjia “Rrasë” e fshatit Cerujë në Bashkinë e Klosit. Dija tregon se fillimisht këtë punë e bëri pasi bashkëshorti i ndërroi jetë, por më pas e bëri me pasion çdo vit. Edhe pse tashmë në moshë, Daje Hidri thotë se këtë proces e bën me dorën e saj edhe se tashmë ka mbetur e vetme, pasi fëmijët i jetojnë të gjithë jashtë shtetit.

Daje Hidri ka vizë angleze dhe mund të shkojë lirshëm në Britaninë e Madhe. Ajo shprehet se qëndron atje vetëm për muajt e dimrit, por nuk rri dot më gjatë dhe sa të ketë fuqi do të kthehet gjithmonë në vendlindje.

Jeta e Daje Hidrit është e lidhur ngushtë me fshatin Cerujë dhe ajo thotë se vështirë që do të shkëputet përfundimisht prej këtij fshati.