Ish-deputetja e qarkut Dibër në Partinë Demokratike, Dhurata Çupi, ka treguar se ashtu siç është vendosur nga selia blu, qytetarët e Dibrës do të mblidhen këtë të enjte tek Ura e Matit, me qëllim bllokimin e rrugëve si shenjë revolte ndaj qeverisjes së vendit. Ajo shprehet se qytetarët e Dibrës janë harruar nga kryeministri Rama dhe sipas saj, ky fakt konstatohet gjithandej në infrastrukturë, shëndetësi dhe shumë sektorë të tjerë. Sipas deputetes Çupi, me 30 qershor nuk do ketë zgjedhje pa Partinë Demokratike dhe pa opozitën e bashkuar.