Kandidatja Demokrate për qarkun Dibër ka shpërndarë ditën e sotme një mesazh të kryedemokratit Basha i cili bëri thirrje për votime masive dhe pro PD në 25 prill.

Vlen për tu theksuar se kandidatja e PD ka zhvilluar një fushatë model e cila kishte në thelb problematikat e qytetarëve dhe jo sulme ndaj kundërshtarit.

Basha video-mesazh për punonjësit e administratës publike: Mos kini frikë!Dua të jap një mesazh të qartë dhe të drejtpërdrejtë për të gjithë punonjësit e administratës: mos kini frikë. Dilni masivisht të votoni për ndryshimin! I vetmi ndryshim për të cilin do të votoni është largimi i atyre që ju kanë përdorur dhe kthimi i dinjitetit, normalitetit dhe i mundësisë për t’i shërbyer ligjit dhe qytetarëve.