Rruga e Arbrit duket se do jetë një nga temat kryesore të përplasjes midis qeverisë dhe opozitës.
Rama në shumë raste e promovon Rrugën e Arbrit si një ndër investimet më të mëdha nga kjo qeveri.
Ndërsa opozita e akuzon për cilsi të dobët të punimeve dhe mosmbarim të plotë të projektit.
Ish deputetja Çupi e akuzuar Ramën si mashtrues pasi rruga e Arbrit nuk është mbaruar akoma.
Gjithashtu Çupi theksoi faktin që prej premrimeve të pambajtura të Ramës mijëra banorë janë larguar nga qarku Dibër.
Statusi i Çupit në facebook
Sa herë ka zgjedhje, Edi Rama mashtron dibranët për Rrugën e Arbrit. Në 8 vjet, ai dështoi në mënyrë të turpshme për të mbaruar Rrugën e Arbrit, e nisur nga PD që në vitin 2012. Premtime pas premtimesh të pambajtura të Edi Ramës dhe dibranët janë akoma më të izoluarit dhe më të braktisurit e kësaj qeverie të dështuar.
Për 8 vjet, Edi Rama i la dibranët në baltë dhe përfundimi është se keto 8 vjet ishin fatkeqësi për Dibrën. Mijera dibranë, matjanë, bulqizakë janë larguar nga shtëpitë për shkak të braktisjes nga qeveria e Edi Ramës.
Faturën e mashtrimeve do ta paguajë në 25 Prill. Rama humb, dibranët fitojnë! Kam qenë e bindur gjithmonë se Rrugën e Arbrit do ta përfundojë PD!
Është koha për ndryshim! 👇
https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=10222085420078188&id=1642908865