Një ndër Bashkitë e opozitës që ka kërkuar lirimin e ambjenteve ku janë vendosur Komisionet Zonale të Administrimit Zgjedhor është edhe ajo e klosit. Kryetari i kësaj Bashkie Basir Çupa tha se në zbatim të dekretit të presidentit për anullimin e zgjedhjeve të 30 Qershorit, i ka kërkuar policisë Mat me shkresë zyrtare ndihmë për lirimin e ambjenteve të bibilotekës së qytetit. Sipas Çupës, nëse nuk do të ketë mbështetje nga policia e rendit, do të ndërhyjë me policinë bashkiake për të larguar materialet nga biblioteka.
Të premten të gjitha bashkitë e drejtuara nga partitë opozitare ju kërkuan Komisioneve Zonale të Administrimit Zgjedhor të lironin ambjentet ku ishin vendosur, me argumentin e shfuqimit të dekretit për zgjedhjet lokale me 30 Qershor.