Kjo është zhurma me të cilën duhet të zgjohen dhe të flejnë gjumë dhjetra banorë të fshatit Bllatë e Poshtme në Njësinë Administrative Maqellarë të Dibrës. Prej katër vitesh, kabina elektrike që ndodhet në mes të këtij fshati, lëshon këtë zhurmë ulëritëse duke u kthyer në një problem akustik për banorët.
Por si të mos mjaftonte zhurma e madhe që lëshon, banorët ngrejnë alarmin se ajo nuk ka asnjë element sigurie sidomos për fëmijët e vegjël. Kabina është e hapur dhe lehtësisht e prekshme nga fëmijët. Për banorët e Bllatës së Poshtme, OSHEE Dibër as që e kanë vënë ujin në zjarr, megjithëse situata është e njëjtë prej katër vitesh.
Banorët i bëjnë apel instancave përgjegjëse që të ndërhyjnë menjëherë pasi po ju rrezikohet jeta e fëmijëve dhe zhurma është bërë e padurueshme për ta.