Prej ditësh kryeministri Rama ka vendosur të bëjë publike bisedat që bën me kandidatët e PS në qarqet e vendit. Sot në bisedë me Petrit Malaj, kandidat i PS në Tropojë solli në vëmendje faktin se ka pasur një bashkëpunim mes qeverisë dhe bashkisë për të sjellë ndryshimin në qytetin verior. Ndërsa shtoi se duhet luftuar tifozllëku politik që kanë Tropojanët me PD.
Biseda:
Rama: Ç’thotë Tropoja heroike me Partinë Demokratike?
Petrit Malaj: Po kaloj një situatë të mirë, kam përshtypjen se tropojanët kanë rënë aty ku duhet, siç janë njerëz fisnikë të dashur, njerëzit e mi, unë mburrem me ta.
Rama: Si po ecën fushata?
Petrit Malaj: Mirë, jam përpjekur për të arritur qëllimin, kam shkelur goxha pjesë të territorit, kam takuar njerëz që kanë halle, brenda tyre shoh që ka shpresë që në këtë vend ne bashkë mund të bëjmë gjëra të mira.
Rama: Ata e kanë parë se çfarë ndryshimi ka ndodhur atje, edhe me bashkëpunimin e kreut të bashkisë edhe pse ishte i PD. Ne tani po vazhdojmë punën.
Petrit Malaj: Kjo vlerësohet, dy janë faktorët që më bëjnë të ndihem mire. Jam tropojan dhe të parët e mi më kanë hapur terren ,e ndjej veten të pranueshëm këtu.
Rama: Tashi ti je gur i rëndë aty ku je, kjo është thjesht dhe vetëm një nismë realisht për të filluar ndryshimin. Je modest por duhet ta përcjellim, Petriti është tropojan i angazhuar për vendin e vet. Na duhet mbështetje për të vazhduar punën, duhet luftuar ai tifozllëku politik, nuk po i kërkohet asnjë demokrati të bëhet socialist por të shohë interesin e Tropojës se kush e ka mbrojt me mirë. Ata e lanë si xhep false vetëm për stimulime agresive. Unë do vij patjetër, ku do shkoj pa kaluar në Tropojë? Do hapim aeroportin e Kukësit dhe do presim çunat e Londrës që më kanë bërë copë.