Që prej datës 9 Mars shkollat në të gjithë vendin janë mbyllur për shkak të virusit Covid-19. POR Ministria e Arsimit ka aplikuar mësimin online. Të gjithë mësuesit do të komunikojnë me nxënësit nëpërmjet prindërve të tyre.
Mësimet dhe detyrat dërgohen me anë të aplikacioneve si WhatsApp apo Viber. Altin Kola, banorë i fshatit Shulbatërr në Bashkinë Klos thotë se fillimisht vajza e tij e kishte problem, por tashmë është mësuar. Ata marrin udhëzimet e nevojshme çdo ditë nga mësuesja e tyre.
Ndërkohë vetë nxënësit shprehen se për çdo paqartë i shkruajnë mësueses së tyre e cila është e gatshme në çdo kohë të përgjigjet.
Ndërkohë në kanalin e dedikuar RTSH – Shkollë zhvillohen çdo ditë leksione për arsimin parauniversitar.