Tashmë është e vërtetuar se në të gjithë botën personat më të rriskuar nga Covid-19 janë mosha e tretë, veçanërisht ata që kanë edhe sëmundje të tjera kronike. 87 vjeçari Ramadan Meta nga fshati Zall-Strikçan i Bulqizës, ju bën apel bashkëmoshatarëve të tij ta marrin seriozisht situatën dhe të kujdesen për veten e tyre. Sipas tij, kujdesi duhet bërë pastaj është në dorë të Zotit jeta e gjithësecilit. Ramadani e krahason situatën e tanishme me atë të malarjes të ndodhur dy shekuj më parë. Ai shprehet se në kohën e asaj sëmundjeje, njerëzit vdisnin si sot me Covid-19, të paktën sipas tregimeve të paraardhësve të tij.