Fruti i qershisë është ndër më të pëlqyerit e kësaj periudhe por konsumatori po përballet me çmimin e lartë të këtij fruti. Prodhuesit e qershive në Dibër thonë se shkak i çmimit të lartë është prodhimi i pakët dhe mungesa e tregut të shitjes. Përgjatë gjithë këtij sezoni, çmimi i një kilogrami qershie në Dibër nuk ka rënë nën 350 lekë, ndërsa ka patur ditë që ka arritur edhe kulmin në 800 lekë për kilogram. Arjan Feruku thotë se si rezultat i mungesës së prodhimit të bollshëm, kultivuesit e qershisë kanë mbajtur çmim të lartë edhe në shitjen me shumicë, ndërsa tek konsumatori rritet akoma më shumë çmimi.

Nga ana tjetër, Arjan Feruku i cili edhe vetë ka në pronësi plantacione me qershi, shprehet se këtë vit pemët e qershisë janë dëmtuar nga shumë faktorë; si kushtet atmosferike e sëfundmi edhe nga ariu.

Fermerët dibranë shpresojnë që fatin e prodhimit të pakët të qershive të mos e kenë dhe pemët e tjera frutore, pasi dihet de Dibra ka një sipërfaqe të konsiderueshme toke të kultivuar me to, kryesisht me mollë.