Festat e fundvitit bëjnë që të rritet konsumi i produkteve të ndryshme. Por njëkohësisht me to shkon edhe rritja e çmimeve. Produktet e festave të fundvitit janë ato që shtrenjtohen më shumë, por nuk mbeten pas as produktet e tjera. Qytetarët që frekuentojnë tregun e Klosit thonë se këtë vit çmimet janë më të shtrenjta se të viteve të kaluara. Ata shprehen se me të ardhurat ekonomike që kanë, është e pamundur që të festojnë me bollëk, ndërsa janë të detyruar të ulin konsumin. Vetë qytetarët tregojnë se situata ekonomike e tyre sa vjen e vështirësohet pasi të ardhurat kanë mbetur të njëjta, ndërsa çmimet vetëm rriten. Ata kërkojnë që në këtë periudhë, autoritetet duhet të ndërhyjnë dhe të mos lejojnë rritjen abuzive të çmimeve.
Rritje të çmimit kanë pësuar frutat, perimet e zarzavatet, produkte të cilat gjatë këtyre ditëve kanë konsumin më të lartë.