Nen kryetari i LSI Petrit Vasili ne nje deklarate per mediat u shpreh se kjo qeveri vjedh e grabit shqiptarët përditë. Vasili përmendi lajmin për fitoren e gjyqit me kryeministrin Rama nga biznesmeni Francessco Becchetti, gjyq i cili e detyron Shqipërinë t’i paguajë këtij të fundit 140 milionë euro. Per kete arsye Vasili e drejton gishtin nga kryeministri duke u shprehur se një gjë e tillë ka ndodhur për shkak të arrogances së tij. Ndërsa hajdutët në Rinas vjedhin me maska, kjo qeveri grabit me hajdutë në pushtet theksoj nder te tjera nr 2 i LSI.
Në lidhje me krimin ndaj financave publike, sikurse shprehet ai, ish-kryetari i grupit të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, i është drejtuar kryeministrit Edi Rama me 10 pyetje publike.